Ekonomia e Finlandës
Finlanda ka një ekonomi të tregut të lirë, tejet të industrializuar me të ardhura për kokë banori të barabarta me ato të vendeve të perëndimit si Franca, Gjermania, Suedia ose Britania e Madhe. Sektori më i madh i ekonomisë është shërbimi me 65.7 përqind, e pasuar nga rafineria me 31.4 përqind. Prodhimi primar përbën 2.9 përqinf.[1]
Duke iu falenderuar tregtimit të jashtëm, çelësi i ekonomisë është prodhimi. Industritë më të mëdha[2] janë elektronika (21.6 %), makineria, automjetet dhe produkte tjera inxhinierike të metalit (21.1 %), industria e pyllit (13.1 %), dhe kemikalet (10.9 %). Finlanda ka resurse të drurit, mineraleve, dhe ujit të freskët. Pylltaria, fabrikat e letrës, dhe sektori i agrikulturës (në të cilën paguesit e taksave shpenzojnë rreth 2 miliardë euro çdo vit) janë të ndjeshme politikisht tek banorët rural. Greater Helsinki përbën rreth një të tretën e GDP-së.
Në një krahasim të OECD në vitin 2004, prodhimi i teknologjisë së lartë renditej i dyti me rradhë, pas Irlandës. Sidoqoftë, shërbimet e diturisë intensive u renditën më të voglat dhe sektorët e rritjes së ngadalshme, sidomos agrikultura dhe teknologjia e ulët, u renditën të dytat. Investimet ishin më të vogla se që ishte parashikuar.[3].
Një numër i konsiderueshëm i enxhinierëve të trajnuar dhe profesionistë të tjerë banojnë në Finlandë, duke prodhuar kështu kompani lidere në Botë. Indeksi i Lirisë Ekonomike duke e renditur atë në vendin e 16të në Botë dhe të 9-tin në Evropë tregon se sa e lirë është ekonomia e Finlandës, edhe pse taksat ndikojnë negativisht.[4] Kurse sektori i prodhimtarisë është një ndër më eficientët në Botë.
OECD tregon se sektori i shërbimit mund të përfitojë shumë nga përmirësimet politike.[5] Raporti i Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në sondazhet e opinionit, e ka renditur Finlandën si vendin me konkurrencën më të madhe në Botë.[6]
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Finland in Figures – National Accounts". Statistics Finland (në anglisht). Marrë më 2007-04-26.
- ^ "Finland in Figures – Manufacturing". Statistics Finland (në anglisht). Marrë më 2007-04-26.
- ^ Finland Economy 2004, OECD
- ^ "Economic freedom: Finland". Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2008. Marrë më 10 maj 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ OECD:n raportti suosittelee kilpailun lisäämistä palvelualoilla - Kilpailuvirasto
- ^ "Global Competitiveness Report". World Economic Forum (në anglisht). Marrë më 2007-01-22.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |